Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPrej shtatë javësh në stol, Sherri në verë pritet që të lërë...

Prej shtatë javësh në stol, Sherri në verë pritet që të lërë Vllazninë

Alen Sherri, pak vite më parë u zbulua si talent në Shkodër, e madje shihej si e ardhme e sigurt e portës kuqeblu. Ka pesë sezone që luan titullar në skuadrën e Vllaznisë, ndërsa këtë sezon do ta mbaj mend gjatë.

Kjo ngaqe drejtuesit, në disa ndeshje madje nuk ë përfshinë as në stol për shkak të golit që pësoi me Tiranën në ndeshjen e luajtur në shtëpi, ku shkodranët u mundën në “Loro Boriçi” 0-1 në fundin e sfidës.

Më pas Tedi Laço luajti dy ndeshje, ndërsa më pas është afruar maqedonasi Efremov. Ky i fundit madje ka qenë titullarë në javët e fundit dhe duket se e ka siguruar formacionin bazë.

Por, Alen Sherri që në verë pati disa oferta, e madje është kërkuar nga disa ekipe të elitës, mes tyre edhe Tirana e Bylisi apo dhe Teuta, duket se këtë verë mund të largohet përfundimisht nga Vllaznia./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments