UEFA komunikon se të martën e ardhshme do të mbajë një mbledhje të posaçme pas shpërthimit të koronavirusit në kontinentin europian.

Në një njoftim zyrtar të qeverisë së futbollit europian bëhet me dije se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për kampionatin europian, i cili është planifikuar se do të mbahet gjatë verës.

Në këtë mbledhje do të marrin 55 presidentët e federatave anëtare të UEFA-s, Ligat Europiane, Shoqata e Klubeve Europiane dhe Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.

Kete mbledhje e lajmeroi edhe Federata Shqiptare e Futbollit ne komunikimin e saj te saj kur lajmeroi edhe nderprerjen e te gjithe kampionateve ne vend per njefare periudhe.

Pritet qe ne kete mbledhje te jete i pranishem edhe presidenti i FSHF-se Armando Duka. Situata e krijuar ne te gjithe Europen e me gjere pritet ta detyroje insitucionin e futbollit europian te marre pse jo edhe vendime drastike.