Armando Broja ka fituar vëmendjen e të gjithëve me statistikat e tij.

Jo pak, por 4 gola ka shënuar në 6 ndeshjet që e ka nisur si titullar.

Sulmuesi shqiptar i ka dhënë 35% të pikëve Southampton duke u kthyer në lojtarin kryesor.

Nga ana tjetër, “Premier League” në faqen zyrtare tregon se Broja mban vendin e katërt për golat e shënuar dhe minutat e lojës.

Mesatarja e tij është një një gol për 155 minuta të zhvilluara dhe vjen menjëherë pas Kristiano Ronaldos, që ka një gol të shënuar për 146 minuta të luajtura.