Tashme nuk ka me dilema. Vllaznia e ka bere te qarte formacionin me te cilin do te luaje ne ndeshjen e sotme ndaj Kukesit, e cila starton ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Ne porte kete here do te jete Kristi Qarri ndersa katershja e mbrojtjes nuk do te ndryshoje teksa do te luajne Gurishta, Adili, Diagne dhe Hakaj. Ne mesfushe do jene Krymi, Jonuzi dhe Da Silva, raporton shkodrasport.com.

Nderkohe pas ndryshimeve te bera ne repartin ofensive, nga minuta e pare sot do ta nisin Kruja, Latifi dhe Djurdjevic. Me kete 11-she Vllaznia do te kerkoje me çdo kusht fitoren ne kete perballje shume te rendesishme.

Ajo do te drejtohet nga nderkombetari Enea Jorgji dhe shkodranet pritet te kene edhe mbeshtetjen e nje numri te konsiderueshem tifozesh te cilet presin patjeter fitoren e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/