Java e 30-të e Superiores do të nisë sot me sfidën që do të luhet në stadiumin e Vlorës në mes Flamurtarit dhe Tiranës, duke nisur nga ora 19:00. Një ballafaqim shumë interesant dhe njëkohësisht shumë përcaktues për të dy skuadrat.
Në Vlorë e kanë marrë shumë seriozisht sepse e konsiderojnë si “trenin e fundit” për të siguruar qëndrimin në Superiore. Dhe për ta arritur këtë gjë, presidenti Sinan Idrizi ka menduar t’i motivojë futbollistët e tij duke i akorduar një super- premio.
Nuk janë pak, por plot 100 milionë lekë për “kokën” e Tiranës. Në ndeshjen e sotme kërkohet vetëm fitorja. Nëse arrijnë triumfin skuadra jo vetëm do të rikthehet në garën për mbijetesë po edhe do të shpërblehet nga ana financiare.
Flamurtari aktualisht është në vendin e fundit me 24 pikë, ndërsa Tirana gjendet në vendin e parafundit me 27 pikë po aq sa edhe Vora. Rivalët direkt janë tri pikë larg, ndaj objektivi i Flamurtarit është parakalimi i Tiranës për t’i marrë pastaj ndeshjet me radhë. Jo vetëm premio por edhe grumbullim jashtë Vlorë.


