Futbolli Italian do të marrë sërish jetë ditën e nesërme teksa do të luhet gjysmëfinalja e kthimit në Kupën e Italisë mes Juventusit dhe Milanit. Skuadrat prej javësh tashmë kanë nisur stërvitjet, për të rikthyer futbollistët në formë pas ndërprerjes.

Në kampin bardhezi, trajneri Mauricio Sarri nuk mund të mbështet në shërbimet e sulmuesit Gonzalo Higuain. Argjentinasi ka pësuar një dëmtim dhe është jashtë sfidës, ndaj trajneri ka marrë në stërvitje edhe disa prej futbollistëvetë skuadrës së të rinjve.

Mes tyre është edhe Xhakomo Vrioni. Sulmuesi shqiptar ka mundësinë të tregojë cilësitë e tij, ndërsa është në pritje nëse do t’ia dalë të jetë në listën e të grumbulluarëve nga Sarri. Sakaq, 21-vjeçari ditën e djeshme nga ndarë në Instagram edhe një foto, ku shihet të stërvitet përkrah yjeve bardhezi si Dibala dhe Kuadrado. /VipSport/