Teuta përballet sot me Vllazninë, në një transfertë mjaft të vështirë (17.00). Trajneri Edi Martini e di mjaft mirë rëndëisnë e kësaj ndeshje dhe pret nga skaudra nëj paraqitje të mirë.

Trajnerit do i duhet të bëjë pa Arbër Çyrbjen, me këtë të fundit që vijon të jetë i dëmtuar. Ekipi është në gjendje të mirë fizike, me ”timonierin” Martini që po mendon për titullarët.

Duke qënë se durrsakët luftojnë në shumë kampë, pra si në Kupë ashtu edhe në kampionat, pritet ndonjë rotacion.

Teuta vjen në këtë përballje pas asaj humbje me Bylisin 1-0, me mbrojtjen që humbi përqëndrimin në fundin e sfidës kur gjithçka po shkonte drjet barazimit./newsport/