Zllatan Ibrahimoviç u kthye në janar te Milani, mirëpo suedezi duket se ka mbetur i zhgënjyer me atë që ka gjetur në klub. Kuqezinjtë nuk janë më klubi me të cilin Ibra ia doli të fitonte kampionatin në vitin 2011, ndërsa tashmë problemet e shumta kanë bërë që 38-vjeçari të shpërthejë kundër drejtuesve.

Zllatan njihet si një person që flet hapur dhe së fundmi është shprehur se klubi kuqezi është pa një projekt dhe se nëse qëndron atëherë këtë do ta bënte vetëm për pasion.

“Është një klub pa projekt, nuk është më ai Milani i dikurshëm. Këtu ka shumë pasiguri. Nuk është Milani i dikurshëm si nga ana e suksesve, ashtu edhe nga siguria financiare. Nëse unë vendos të qëndroj këtu, atëherë do ta bëja vetëm për pasionin”, u shpreh Ibra. /VipSport.al/