Federata Shqiptare e Futbollit ka deklaruar se ka ndërmend një projekt që mbeshtet futbollin e femrave. Presidenti Armand Duka në një lidhje direkte me ”Wake Up”, foli pikërisht për këtë temë. Ai shtoi se pas dy vitesh, nëse skaudrat e Superiores nuk kanë ekipe femrash, nuk kualifikohen dot në Europë.

”Futbolli është lojë e bukur, por njihet si lojë mashkullore. Shqiptarët e duan këtë sport. Synimi është të bëjmë futbollin një lojë kolektive. Ne kemi bërë projekte dhe strategji, iniciativa për t’a afruar femrën me futbollin. E kemi pasur prioritet, por nuk kemi orientuar buxhetet tona atje. Ne kemi orientuar mbi 10% të buxhetit tonë, pra kemi të bëjmë me pagesa direkte.

Kjo do ndodhë jo vetëm në ekipe, por edhe në shkolla. Vetëm për edicionin e ardhshëm është programuar një buxhet rreth 700 milionë lekë. Pas dy edicionesh, një skuadër nuk do marri pjesë në Europë nëse nuk do ketë një ekip femrash. Ne duhet të krijojmë kushte më të mira se djemve. Vajzat e duan dhe e shohin futobllin, por pse mos t’a luajnë” – shprehet Duka.

Ai shton: Në futboll ka skaudra me diferencë nivelesh. Ka skuadra të mbështetura në mënyrë amatoreske nga Shoqata. Ne kemi bërë rezultate pozitive. Ekipi i femrave ka bërë hapa përpara. Me këto masa që kemi marrë, do kemi hapa më pozitivë. Ne kemi vajza që do bëhen burim frymëzimi për vajza të vogla.

Golashënuesja më e mirë luan në Shqipëri. Nuk është normale që gjatë gjithë kohës një sport të financohet. Ky është prioriret sepse kështu e mendojnë ne që të jetë. Jemi në kohën e duhur për të filluar projektin. Ne kishim një infrastrukturë të dobët si për futbollin e femrave, ashtu edhe për meshkujt.

Ne kemi frikë dhe ndonjëherë mendojmë që mos të rikthehemi. Shikojeni Maqedoninë që po bën hapa prapa. Ndërprerja është shumë e dëmshme. Gjithë ekipet që nuk kishin të ardhura prej Pandemisë, duheshin mbështetur. Nuk e kuptova qeverinë që nuk e mbështeste.