Megi Doçi iu gezuar bashke me futbollistet e tjera te Vllaznise titullit te 10-te kampion rradhazi, por ne fund eshte merzitur nga fakti qe e humbi trofeun e “Kepuces se Arte”. Kjo sepse sulmuesja e Apolonise Valentina Troka “u zgjua” ne javet e fundit duke shenuar nje mori golash dhe duke mberritur ne kuoten e 66 golave, nderkohe qe Doçi shenoi 65.

Si rrjedhoje e gjithe problematikave te krijuara ne javet e fundit, sulmuesja e Vllaznise reagoi ne nje prononcim te dhene per mediat duke akuzuar presidentin e Apolonise Koço Kokedhima se “sa te jete ai, futbolli shqiptar nuk ecen perpara”.

Dhe ne fakt, ajo duket se ka te drejte ne shume gjera. Nje jave me pare ne ndeshjen Apolonia- Vllaznia (te fituar nga shkodranet 2-1) ka patur probleme te medha me arbitrimin por edhe me organizimin sepse ideja ishte per ta ndalur me çdo kusht ekipin shkodran dhe per t’i dhene “asist” Tiranes.

Por nga ana tjeter, drejtuesit e Apolonise kane bere çmos qe sulmuesja e tyre Troka “t’ia rrembente” trofeun e “Kepuces se Arte” Megi Doçit qe ne ndeshjet e fundit te kampionatit, bashke me ekipin e Vllaznise “i meshiruan” shume prej ekipeve duke mos shenuar shume gola ndaj tyre.

Nderkohe ne Fier thureshin plane. Keshtu ndeshja Apolonia- Partizani, e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit, duhej të ishte luajtur me datë 12 mars ashtu si katër ndeshjet e tjera të kësaj jave, por çuditërisht u luajt më 18 maj, vetëm 4 ditë para fundit të kampionatit!!!

Plane qe thurreshin dhe nuk kundershtoheshin as nga FSHF. Dhe Troka “u kujtua” se mund te ishte ajo golashenuesja me e mire e kampionatit duke shenuar 29 gola ne 5 ndeshjet e fundit te kampionatit.

Doçi si rrjedhoje eshte merzitur jo pak nga kjo gje, sepse mund te kishte shenuar edhe shume me teper gola nese ajo dhe drejtuesit e Vllaznise do kishin dashur, duke ditur edhe nivelin e disa prej skuadrave pjesmarrese ne kampionat.

Megjithate ne krah te saj, kane dale te gjitha vajzat e ekipit te Vllaznise te cilat kane postuar ne rrjetet e tyre sociale, shkrimin e “Shkodra Sport” dhe duke dhene mbeshtetjen e tyre per shoqen e tyre.

“Nje çmim nuk te percakton se kush je, e nje çmim nuk mundet me tregu sa gola dhe sa vlere ke ti si lojtare. Ti je shembulli ma i mire i punes, sakrifices e per kete gje, e din krejt Shqiperia dhe jo vetem krejt Shqiperia. Vazhdo me koken lart se je vajze me te marre shembull, Megi Doçi”- ka shkruar mbrojtesja Sara Maliqi.

Ne te njejten linje me te ka qene edhe futbollistja tjeter, e mirenjohura Arbiona Bajraktari qe shkruan: “Megi Doçi je dhe do te mbetesh ikone e futbollit shqiptar”./SHKODRA-SPORT.COM/