Kupa e Shqipërisë do të dhurojë sot katër duele për fazën e 1/4. Ndeshjet e para të këtij turi vijnë pas 2 dueleve në kampionat, me Tiranën që pret në “Selman Stërmasi” Besëlidhjen. Lezhjanët janë ekipi surprizë i Kupës, derisa në fazën më herët eleminuan Partizanin.

Në këtë duel, trajneri Egbo pritet që të hedhë në fushë një formacion të tjetërsuar, ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim në ndeshjet e kampionatit.

Besëlidhja nga ana tjetër vjen në kryeqytet me formacionin më të mirë, duke kërkuar sërish surprizën ndaj kryesuesve të Superligës. Trajneri Elvis Plori pritet të hedhë në fushë ekipin më të mirë, me “heroin” shkodran Hajdari, që do të udhëheqë ekipin. Ndeshja zhvillohet në orën 17:00 me dyer të mbyllura.

Formacionet e mundshme:

Tirana: Bakaj – Doka, Muça, Osmani Hoxhallari – Sidibe, Karabeci – Halili, Hasani, Torrasa – Dunga Trajner: Emmanuel Egbo

Besëlidhja: Vukashinoviç – Rustemaj, Miloti, Dibra, Fetaj – Çokiç, Përgjoni, Koleci, Djordjeviç – Hoxha, Hajdari Trajner: Elvis Plori