Lajme të mira për Vllazninë nga deputeti Fidel Ylli. Ai ka premtuar sonte se shteti do t’ia heqë asaj të gjithë detyrimet që ka ndaj organeve tatimore.

Ish- mundësi i njohur që tashmë është deputet i Parlamentit shqiptar, është i angazhuar maksimalisht gjithë këto vitet e fundit me sportin, fillimisht me hartimin e ligjit të tij e tashmë edhe si negociator në mes klubeve dhe Qeverisë.

Ylli përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë mbrëmjen e sotme me emisionin “Sport Shoë” në TV1 Channel, ka folur për shumë gjëra, por nga ana tjetër ka bërë një premtim që është një lajm i shkëlqyer për Vllazninë.

I ngacmuar nga Kujtim Shaba nëse Qeveria duhet t’ia falë borxhet Vllaznisë ngaqë ka qenë i vetmi klub i cili ka deklaruar të gjithë detyrimet e plota në tatim- taksa, ndryshe nga klubet e tjera, Ylli është përgjigjur:

“Ju jap fjalën që do t’ia heqim të gjithë detyrimet që Vllaznia ka në tatim- taksa. Ky është minimimu që mund të bëjmë për sportin e atij qyteti.

Për Shkodrën e mrekullueshme dhe unë personalisht e kam patur ëndërr të bëj ndeshje në atë pallat sporti ku më dukej vetja se po ndeshesha me demat dhe kur fitoja me Ali Amzën, fitoja me Mond Çupin dhe gjithë pallati i sportit më duartrokiste.

Unë Shkodrën e dua me shpirt dhe dua që sporti i Shkodrës të shkojë në atë nivel që ka qenë. Nuk e shoh dot Shkodrën në këtë gjendje të mjeruar dhe jo vetëm të futbollit, por në të gjithë ato sporte të mrekullueshme. Por duhet të ndryshojnë gjërat. Ne do ta bëjmë ligjin e sponsorizmit por klubet duhet të privatizohen”- ka thënë ai./SHKODRA-SPORT.COM/