Maroku është padyshim surpriza më e bukur e këtij Botërori. Kombëtarja afrikane arriti të eliminonte Spanjën me penallti, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola.

Ky triumf i marokenëve, të cilët siguruan një biletë historikë për në çerekfinalet e Kupës së Botës, i ka dhuruar një bastexhiu, plot 1 milionë euro.

Ai para startit të Botërorit kishte vendosur 90 mijë e 818 dollarë, një skedinë të çmendur, duke parashikuar që kombëtarja e Marokut do të kualifikohej në çerekfinale, teksa arriti të fitonte plot 1 milion e 89 mijë dollarë.

Një shifër kjo goxha e konsiderueshme. Koeficienti për kualifikimin e Marokut në çerekfinale, para startit të Botërorit ishte plot 1100.

https://www.instagram.com/brfootball/?utm_source=ig_embed&ig_rid=59b90bf8-6268-4d69-94b6-c300881ff5e2