Tjeter fitore e Vllaznia U21 dhe nje tjeter paraqitje e mire e mbrojtesit shtatelarte Gledian Pusi i cili perpos faktit qe kryen mire detyrat e tij ne repartin e prapavijes, shfaqet serish si golashenues.

E beri kete gje edhe ne ndeshjen e sotme ndaj Korabit kur shenoi golin e pare. Dhe ne fakt ky eshte i rradhes, i katerti qe ai shenon ne kete kampionat. Nje tregues ky i vlerave me te mira te ketij lojtari qe eshte grumbulluar se fundi edhe me ekipin e pare dhe madje luajti edhe disa minuta ne miqesoren ndaj Veleçikut pak dite me pare.

I pyetur ne lidhje me kete lojtar, trajneri i ekipit Vllaznia U21 Elvis Plori do te shprehej: “Pusi eshte nje djale qe une mendoj se ka me ece perpara. Po tregon se di te luaje mire edhe ne sulm neper goditjet standarte, i shfrytezon shume mire.

Nje lojtar qe nuk eshte vetem mbrojtes, por edhe ne pjesen e sulmit kur del perpara ne keto goditjet standarte, e ben me se miri kete pune. Me vjen mire per te sepse edhe kur shenon ndihet edhe me mire nga ana psikologjike dhe shpresoj qe te ece perpara”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e trajnerit Elvis Plori dhene pas ndeshjes se sotme ndaj Korabit U21 te fituar me rezultatin 2-1 nga Vllaznia U21, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: