Nënkampione Europe në boks dhe krenaria e qytetit të Shkodrës. Ajo është Elsidita Selaj, vajza e cila ka thyer çdo tabu duke guxuar të merrej me një sport i cili deri vonë cilësohej si sport mashkullor.

Me talentin dhe me arritjet e saj në arenën ndërkombëtare, boksierja ka tërhequr vëmendjen e shumë emrave të lakuar të sportit dhe jo vetëm.

Kohët e fundit, 20-vjeçarja ka marrë përsipër të angazhohet edhe në politikë, duke qene kandidate për deputet e Lëzizjes Socialiste për integrim.

Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e kaluar nga kjo forcë politike, me sportistë, trajnerë e njerëz të tjerë të sportit, Elsidita u prezantua si kandidate duke ofruar mundësi dhe kushte më të mira për të ardhmen e sportistave Shkodran.

Kuptohet që angazhimi i saj në politikë duhet të lërë gjurmë sepse në rradhë të parë duhet të luftojë për të përmirësuar kushtet e stërvitjes për vete dhe gjithë sportistët e tjerë që nderojnë Shkodrën dhe Shqipërinë.
Fabiola CAKA