Vllaznia U21 merr nje tjeter fitore ne kampionat duke vijuar serine e rezultateve pozitive teksa vijon te renditet ne vendet e para te tabeles se klasifikimit.

Pasditen e sotme ajo ka fituar ne Tirane ndaj Dinamos me rezultatin 2-0. Me nga nje gol te shenuar ne secilen pjese lojes, kuqeblute kane arritur te marrin nje trepikesh me shume vlere, ne nje ndeshje qe eshte zhvilluar ne nje terren aspak te pershtatshem por ata ia kane dale me sukses te fitojne.

Ka qene mesfushori Uheid Hoxha ai qe ka zhbllokuar ndeshjen qe ne minuten e 4-te kur ka arritur ta dergoje topin ne rrjeten e portes kundershtare.

Nderkohe ne pjesen e dyte, pikerisht 6 minuta para fundit te saj, ka qene mesfushori Brendon Stafa qe ka shenuar edhe golin e dyte duke vulosur perfundimisht fitoren e kuqebluve ne kete takim te vlefshem per javen e 18-te te kampionatit.

Pas kesaj jave, Vllaznia U21 eshte ngjitur ne kuoten e 42 pikeve duke mbajtur serish vendin e trete, por nderkohe shume afer saj jane edhe Laçi i vendit te dyte me 44 pike dhe Bylis i vendit te pare me 45 pike./SHKODRA-SPORT.COM/