Fitorja e djeshme ndaj Teutes ka qene shume e rendesishme per Vllaznine. Nje trepikesh qe e mban ate ne loje per te siguruar nje vend qe do ta çoje ne fundin e sezonit ne Kupat e Europes.
Nderkohe, duke qene se rendesia e kesaj ndeshje ka qene shume e madhe, mediat zbulojne se drejtuesit e klubit kane akorduar nje shperblim prej 10 mije eurosh per fitoren e ketij takimi.
Nje shperblim qe duket se i ka motivuar edhe me shume futbollistet kuqeblu, te cilet duhet pranuar se dje kane zhvilluar nje ndeshje me te mire sesa ne ato te kaluarat. Ky mbase eshte nje tregues qe drejtuesit e klubit duhet ta mbajne skuadren te karikuar me shperblime edhe ne tre ndeshjet e fundit te kampionatit.
Tashme shkodranet e kane gjithçka ne doren e tyre. Nese arrijne te mbajne vendin e katert ne renditje, ata do te jene ne Europe. Kalendari nuk eshte edhe shume i favorshem, megjithate ata do te tentojne gjithçka duke filluar nga ndeshja e se dieles me Partizanin ne Tirane./SHKODRA-SPORT.COM/