HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPresidenti Alban Xhaferi i propozon Vllazninë U-17 Vioresin Sinanit

Presidenti Alban Xhaferi i propozon Vllazninë U-17 Vioresin Sinanit

E ardhmja e Vioresin Sinanit u bë misterioze në kampin kuqeblu pas emërimit të Elvis Plorit në rolin e drejtorit sportiv.
Sezoni 2022-2023 u mbyll me ish-golashënuesin më të mirë të kampionateve si drejtor sportiv, por klubi nuk bëri asnjë sqarim pas ndryshimeve në kupolën drejtuese dhe stafin e ri teknik.

Të shumta ishin zërat se Sinani do të largohej përfundimisht, duke mos pranuar postet e tjera që mund t’i propozoheshin. Së fundmi, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka bërë një sqarim për të ardhmen e ish-sulmuesit, duke i propozuar Vllazninë U-17.

“Sinani është pjesë e Vllaznisë dhe do të shohim mundësinë brenda strukturës së klubit. Ndoshta një mundësi është te paratërinjtë. Ne thjesht kemi bërë ndryshime brenda familjes, asgjë më tepër”, ka thënë shkurtimisht kreu i klubit kur është pyetur për të ardhmen e legjendës së futbollit shkodran.

Vllaznia ka nisur punen per ndeshjet europiane dhe dy njerezit te cilet kane meriten e kualifikimit te skuadres per ne “Conference League” jane pikerisht drejtori sportiv Vioresin Sinani dhe trajneri Goce Sedloski. Te dy ata e moren skuadren ne javet e fundit te kampionatit, ne nje moment shume te veshtire per te, por ia dolen te arrijne objektivin minimal.Si rrjedhoje, padyshim qe meritojne edhe nje vleresim per kete gje

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments