“Nëse Vllaznia ka pranuar të luhet në Korçë, atëherë i bie të jetë aleat i Skënderbeut”, kështu tha pak a shumë një ditë më parë presidenti i Kukësit Safet Gjci. Numrit një të verilindorëve i pëlqen të luajë në media, e ka bërë edhe më parë diçka të tillë. Gjithsesi përgjigja nga Shkodra i ka ardhur dhe normalisht që te Vllaznia shohin interesin e tyre.

Sigurisht në garë ndryshimi i kalendarit ka ndikimin e vet, por gara përfshin edhe të tillë gjëra, madje edhe faktorë të tjerë që kanë ndikim edhe më të madh.“Në sezonin e kaluar, pasi i morëm Kukësit një barazim, Safeti tha që Vllaznia po luan për Partizanin. Tani po na dalin të tjera muhabete. Ne shohim punën tonë dhe asgjë tjetër. Kërkonim që të luanim në Laç ndaj Skënderbeut, por kjo nuk u realizua, Më pas ramë dakord për të luajtur në Korçë. Favor për ne mbetet fakti që në fazën e dytë do të kemi gjashtë takime në fushën tonë dhe kjo mendoj se është tejet pozitive. Shpresojmë që të na ecë mbarë, duke marrë sa më shumë pikë”, ka deklaruar Astrit Gjyrezi, administratori i Vllaznisë.

www.shkodrasport.com