Presidenti i Partizanit, Gaz Demi shpërtheu ndaj Kridens Metës, pas eliminimit në Kupë ndaj Laçit. Numri 1 i të kuqve, e quajti arbitrin një ordiner dhe palaço djalë, në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, menjëherë pas ndeshjes:

“Një ordiner, një Kridens Meta, skam çfarë them tjetër, ai është një palaço djalë, ishin dy penallti të pastra. S’kam çfarë them, ndeshjen e patë vetë, jeni specialist më të mire se mua”, deklaroi Demi për “Panorama Sport”.

Humbja ndaj Laçit i ka djegur jo pak ekipit te Partizanit sepse e ka nxjerre nga pretendimet per te fituar njerin nga dy trofete sezonale te futbollit shqiptar.

Ne ndeshjen e luajtur ne Laç, te kuqte kane pretenduar ne dy momente per 11-metersh, por arbitri Meta nuk ka qene i ketij mendimi dhe si rrjedhoje kjo ka sjelle edhe reagimin e ashper te presidentit Gaz Demi.