Ditet kalojne dhe atmosfera ndezet edhe me shume. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka bërë një ftesë të hapur për të gjithë tifozët shkodranë në lidhje me duelin e Conference League.

Të enjten në 21 korrik në 21:00, Vllaznia pret në Shkodër rumunët e Univeritatea Craiova, me numrin një të klubit që kërkon karikimin e tifozëve në ndeshjen e Conference League.

“Të gjithë në mitikun “Loro Boriçi”. Të gjithë së bashku për një ëndërr. 21 korrik 21:00”, shkruan Xhaferi, duke shpërndarë edhe çmimet e biletave për të qenë prezent në këtë duel.

Kujtojmë se deri në këto momente, asnjë operator televiziv nuk ka bërë ofertën që kërkonin shkodranët, për ta transmetuar këtë duel në TV. Kjo do te thote se me shume mundesi ndeshjen nuk do te kete mundesi ta shohe askush tjeter perpos atyre qe do te jene te pranishem ne stadium.