Egnatia do të luajë për herë të parë në histori në Europë, teksa do të përballen në turin e parë të Conference League me armenët e Ararat, më dy përballjet që do të vijnë live dhe ekskluzivisht në ekranin e MCN TV.
Për emisionin “Skaner”, presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi, thotë se Egnatia tashmë ka një skuadër më të fortë, se ajo që mbylli sezonin.
Sipas tij, ekipit do i shtohen edhe dy përforcime, ndërsa shtoi se në sezonin e ri primare do të jetë Europa, por skuadra është bërë edhe për titullin kampion
“Arritëm një rekord historik këtë sezon. Skuadra në sezonin e ri, është akoma më e fortë. Kemi mbajtur 80% të ekipit që kishim vjet. Konfirmuam Dëamena, ishte arrije e madhe për ne. Kemi afruar 3-4 lojtarë të rinj dhe jemi duke pritur dy lojtarë të tjerë. Në Europë, skuadra do të luajë me këta lojtarë, ndërsa për kampionatin do të bëjmë edhe dy përforcime të tjera.
Këtë sezon shitëm tre lojtarë, Hamzat në janar, Abekpornu dhe Jackson. Ekipin e kemi bërë edhe për të luftuar titullin kampion. Objektivi kryeso është Europa, por duke parë kampionatin, mund të luftojmë për titullin. Ne jemi ekip më i fortë se sezoni i kaluar. Primare është Europa. Të shikojmë si do të shkojë kampionati. Kulaifikimi do na bënte punë, edhe sa i përket financave.”, deklaroi Demrozi.