Vllaznia nuk do të zhvillojë miqësoren e programuar për sot, ku kundërshtar do të ishte një mes dy klubeve nga Mali i Zi, Buduçnost ose Deçiç.

Lodhja me sa duket e akumuluar në “zborin” e zhvilluar në Zllatibor ka bërë që stafi teknik të lërë ekipin tri ditë pushim dhe nga nesër t’i kthehet stërvitjes normale për të qenë të gatshëm në më të mirën për takimin që do të zhvillohet me 8 korrik në Bosnjë.

Vllaznia deri me 8 nuk pritet që të zhvilloj asnjë miqësore tjetër. Kuqeblute do te zhvillojne pasditen e se enjtes seancen stervitore te rradhes.

Trajneri Brdariç ka shume besim ne nje paraqitje te mire te ekipit te tij dhe kualifikim ndaj Shiroki Brijeg, megjithate kete besim duhet ta shfaqe bashke me skuadren ne fushen e lojes.