Egnatia është ndalur sërish në Kategorinë Superiore duke u mundurme rezultatin 1-0 nga Erzeni në stadiumin “Arena e Demave”.Kjo ishte disfata e tretë radhazi në transfertë për rrogozhinasitndonëse deri në muajin mars nuk kishin pësuar asnjë humbjejashtë shtëpisë së tyre.
Ekipi i Edlir Tetovës vijon të kryesojërenditjen me 54 pikë, 3 më shumë se rivali më i afërt, Vllazniadhe 6 nga Partizani, me të cilin do të luajë këtë javë.
MBLEDHJA – Sfida me Erzenin pati polemika dhe kontestime tëshumta, sidomos tek episodi i daljes me karton të kuq të Spahiut.Ditën e djeshme përpara seancës stërvitore është mbajtur njëmbledhje nga drejtuesit e Egnatias, të cilët kanë diskutuar mbiatmosferën agresive me të cilën u përballen në duelin me shijakasit.
Nga burime pranë klubit, presidenti Agim Demrozi në fjalën etij përpara skuadrës i ka falënderuar futbollistët për punën e bëre,duke i inkurajuar të vijojnë përpara pavarësisht ngjarjeve si ajome Erzenin. Numri “1” i klubit rrogozhinas i ka shprehur mbështetje ekipit, duke i thënëse nuk do të jenë asnjëherëvetëm, përpos çdo episodi tëmundshëm në këtë fund sezoni.
Ndërkohë, të shqetësuar dukeshprehur indinjatën e tyre janëshfaqur Sebastjan Spahiu dhetrajneri Edlir Tetova. Pas njëmbledhje për afro 35 minuta, kavijuar rregullisht seanca stërvitore duke startuar kështu përgatitjet për duelin me Partizanin. Përveç kësaj mbledhjeje, klubi ka vendosur ta kalojë nëheshtje sa i përket aspektit mediatik, duke preferuar të mos japë asnjë koment publik.