Shqipëria mësoi sot kundërshtarët për Nations League. Kuqezinjtë do përballen me Izraelin, Rusinë dhe Islandën. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për RTSH Sport menjëherë pas hedhjes së goglave, ku ka dhënë mendimin e tij.
Duka shprehet se të gjitha ekipet janë të të njëjtit nivel. Numri një i futbollit në vendin tonë thonë se djemtë e drejtuar nga Edi Reja do synojnë vendin e parë. Gjithashtu, shton se ka patur një komunikim me Rejan.
“Ekipet kanë një baraspesh dhe pak a shumë dihet se çfarë pret nga shorti. Mund të them se shorti ishte i mirë dhe mund të konkurrojmë me tre ekipet. Në të shkuarën kemi pasur disa rezultate të mira me këto ekipe, Rusinë e kemi mundur në Shkodër me shifrat 3-1.
I kemi mundësitë për të dalë në të gjitha vendet e grupet.Nuk e quaj të pamundur që të fitojmë ndaj Rusisë dhe po ashtu që të humbim ndaj të tjerëve. Objektivi i këtij grupi është që të dalim në vendin e dytë në këtë grup dhe po dalëm të parët është bonus. I thashë trajnerit Reja që ne kemi fituar ndaj të gjithë këtyre rivalëve, por kemi pasur trajner të mirë, të shohim sa i mirë je ti.
Fakti që u ngritëm në Ligën C, që morëm vendin e tretë dhe arritëm 18 pikë si kurrë më parë, tregon qartë rritjen tonë. Sa më larg të shkosh, aq më e vështirë është. Sigurisht që është më e vështirë të fitosh në Ligën B se në Ligën C. Jam i bindur se do i përballojmë mirë këto ndeshje dhe do të tentojmë vendin e parë. Nëse nuk arrin rezultate me ekipe të forta, atëherë nuk mund të rritesh” – tha ai./newsport/