Shqipëria do përballet me Izraelin, Rusinë dhe Islandën në Nations League. Trajneri i kuqezinjve, Edi Reja ka dhënë një intervistë të shkurtë për mediet, ku ka komentuar shortin.

Ai shprehet se është i pranueshëm, pasi i interesonte të shmangte Serbinë dhe Norvegjinë. Reja flet edhe për lojtarë të veçantë, teksa për Brojën thtoë se ka kritikuar sjelljen e tij dhe sa i për aftësisë, nuk ka dyshuar asnjëherë.

”Mund të them se ajo që më interesonte më shumë ishte largimi i Serbisë nga grupi, gjithashtu nuk doja edhe Norvegjinë. Iu them se nuk është keq si grup. Rusia ka humbur ndaj Kroacisë, por është një ekip i fortë.

Për ne do të jetë një test i rëndësishëm për të treguar nëse e meritojmë këtë kategori dhe nëse jemi rritur. Këto transferta do të jenë shumë të gjata në rrugëtim nga Rusia në Israel dhe Islandë, do të jetë problem për organizimin e udhëtimeve.

Dua të kem vetëm gjendjen më të mirë të lojtarëve. Broja ka shumë potencial të madh, unë kam kritikuar sjelljen e Brojës që duhen përmirësuar. Asnjëherë nuk kam vendosur në dyshim aftësitë e tij. E pres krahë-hapur Brojën dhe të gjithë lojtarët e tjerë. Vetëm se futbollistët duhet të japin gjithçka edhe kur nuk janë me topin në zotërim” – tha ai./newsport/