Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka komentuar për Oversport këtë sezon të “Abissnet Superiore”.

“Kampionati ka qenë shumë i luftuar nga dita e parë deri teke fundit. Deri pak minuta më parë nuk dihej se kush do të ishte kampion, apo kush skuadër do të binde nga kategoria. Dikush është i mërzitur, dikush feston, por të gjithë duhet të jenë të kënaqur për kontributin e dhënë këtë sezon.

Falënderoj tifozët dhe ju si media, që keni pasqyruar të gjitha ndeshjet e kampionatit. Shpresoj që klubet të bëjnë një paraqitje dinjitoze në Kupat e europës.

Pritshmëritë për ndeshjet e radhës së kombëtares? Kombëtarja e ka për detyrë të marrë 6 pikë në dy ndeshjet e radhës, nuk duhet të kemi mendjemadhësi, por duhet që të vlerësojmë në maksimum kundërshtarët e radhës”, ka thënë mes të tjerash Duka. / Oversport/