Presidenti i FSHF-së Armand Duka uroi klubin e Bylisit për fitoren e titullit kampion të Kategorisë së Parë pas përfundimit të finales me Vllazninë 1-3.

Kreu i futbollit shqiptar falenderoi dhe kuqeblutë duke theksuar se futbolli shqiptar do të përfitojë shumë nga pjesëmarrja e tyre në Kategorinë Superiore për sezonin e ri.

“Urime Bylisit për titullin kampion të Kategorisë së Parë. Një triumf i merituar, pas një edicioni shumë të veçantë. Urime për Vllazninë, klubin historik të futbollit shqiptar, që u rikthye në Kategorinë Superiore.

Shpresoj shumë, që keto dy skuadra do ti shtojnë vlerat sportive edicionit të ardhshëm futbollistik 2019-2020. Së fundi, edhe nje risi: Kupa e këtij edicioni të Kategorisë së Parë, është e personalizuar dhe ky model do të dorëzohet në 10 vitet e ardhshme”, shkruan Duka.