Futbolli është një nga industritë më të mëdha të Italisë dhe përfundimi i sezonit jashtë fushe do të thotë humbje të frikshme financiare, jo vetëm për klubet, por edhe për shtetin italian.

Kështu, prej javësh ka nisur puna për të bërë të mundur mbylljen e sezonit në fushë, pra zhvillimin e ndeshjeve të mbetura në të gjitha ligat e fqinjit përtej Adriatikut.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Grabriele Gravina. Ai shprehet se siguria për shëndetin do të jetë primare dhe para se të nisin stërvitjen në muajin maj, të gjithë futbollistët profesionstë të Italisë do të testohen për Covid-19.

“Objektivi ynë primar është testimi i të gjithë futbollistëve, për Covid-19. Deri në fund të muajit, të gjithë do të jenë testuar dhe vetëm në muajin maj mund të rifillojë stërvitja.

Objektivi ynë i dytë është të rifillojmë sezonin futbollistik, por vetëm pasi të garantohet siguria e të gjithë futbollistëve dhe stafeve të klubeve”, tregoi presidenti i FIGC. /vipsport/