Presidenti i skuadrës së Brescias, Massimo Cellino, ka nisur një mesazh për ministrin e Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora.
Cellino ka shprehur mendimin se është e domosdoshme që të anulohet sporti në Itali, pas gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit.
“Është e domosdoshme që ta anulojmë futbollin”, ka thënë Cellino për ‘Corriere dello Sport. Por, ne ndoshta duhet të presim që ministri të na thotë këtë”, shtoi presidenti i Brescias.
“Duhet ta them: SEZONI KA MBARUAR. Ne shpresojmë të jemi gati për të rifilluar sezonin tjetër; do të ishte gjë e mirë”, tha ndër të tjerash Cellino.
Brescia është në fundin e renditjes në Serie A, me 9 pikë larg zonës së shpëtimit.