Vllaznia e femrave ka mesuar diten e sotme emrat e tre ekipeve kundershtare me te cilat do te luaje ne grupet e Champions League dhe goglat e shortit e kane vene ate perballe tre gjigandeve te futbollit europian, Çelsit, PSG dhe Real Madrid.

Hedhja e shortit eshte pritur me emocione nga te gjithe pjestaret e ekipit te Vllaznise nderkohe qe pas tij, gazeta “Shkodra Sport” ka intervistuar edhe presidentin e ketij ekipi Lazer Matija, i cili ka meriten e jashtezakonshme te shkuarjes se kampiones shqiptare deri ne kete nivel.

Pavaresisht emrave te rivale, numri 1 i ekipit shkodran nuk duket “i dorezuar” dhe prandaj shprehet: “Shorti pritej qe te ishte i veshtire sepse te gjitha skuadrat ishin shume te forta. Edhe nese nuk do ishte Çelsi, do ishte Arsenal, edhe nese nuk do ishte PSG do ishte Lioni, edhe nese nuk do ishte Reali do ishte Barcelona apo ndonje ekip tjeter.

Kuptohet qe eshte privilegj shume i madh qe do te luajme perballe ketyre ekipeve, por kjo nuk do te thote se ne nuk kemi asnje objektiv. Mund te duket e çuditshme, por Vllaznia do te mundohet edhe ne kete tur ta thote fjalen e saj ashtu si duhet”.

Siç kemi bere te ditur starti i ndeshjeve te ketij turi do te jete me 20 tetor kur ne Shkoder do te jete mysafir nje emer i madh si Real Madrid dhe padyshim qe kjo eshte edhe nje reklame shume e madhe per Shkodren dhe Shqiperine./SHKODRA-SPORT.COM/