Në konferencën e sotme për shtyp të organizuar në Klubin e Futbollit Vllaznia, i pari që ka folur ka qenë drejtori administrativ i Akademisë Vllaznia Qashif Hoxha.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për masat organizitive që klubi ka marrë për udhëtimin e këtij ekipi dhe paisjen e tij me bazën e duhur materiale.

“Do të nisim paraditen e së martës në orën 09.00 nga Rinasi dhe do të udhëtojmë drejt Stambollit ku do të qëndrojmë në tranzit për 3-4 orë dhe më pas do të nisemi drejt Kazakistanit.

Çdo gjë është ashtu si duhet, janë marrë të gjitha masat dhe besoj se nuk do të ketë asnjë problem për ekipin tonë. Kuptohet që është krenari që Vllaznia për të dytin vit me rradhë merr pjesë në këtë kompeticion të rëndësishëm europian duke qenë i vetmi ekip shqiptar që e ka provuar ndjesinë e të luajturit aty.

Besoj se skuadra ka për të dhënë maksimumin e saj për të nderuar veten, klubin Vllaznia, Shkodrën dhe Shqipërinë në këtë kupë”- është shprehur Hoxha.
© shkodrasport.com