Lacio arriti të shpallej kampione e Kupës së Italisë duke mundur Atalantën me rezultatin 2-0. Një meritë të madhe ka padyshim dhe drejtori sportiv Igli Tare për lojtarët që ka arritur të transferojë në skuadër. Lidhur me të ardhmen e tij ka folur dhe presidenti Lotito.

“Lacio ka potencial, nëse njerzit që janë pikë referimi punojnë mirë skuadra mund të arrijë objektivat që ka. Ju flisnin për të ardhmen e Inzaghi, por Tare ishte një lojtar dhe unë e bëra drejtor sportiv.

Sot të gjithë thonë që është një drejtor sportiv i madh. Të gjithë janë rritur fal një presidenti që i mbështet dhe u jep mundësi të eksperimentojnë.

Tare ka të njëjtën profil si D’Angelo dhe është një kampion në fushën e tij”, u shpreh presidenti i Lacios duke hedhur posht aludimet rreth një largimi të tij nga skuadra laciale./newsport/