Pas lamtumirës së Paolo Maldinit dhe Frederic Massara, presidenti i Milanit Paolo Scaroni ka folur në një intervistë për “Corriere della Sera”. Ky i fundit, është shprehur se ish-kapiteni i kuqezinjve nuk ndjehej rehat në rolin e drejtorit në klub.

“Të gjithë ne, dhe unë në veçanti, kemi pasur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera me Paolo Maldinin. Ai është një zotëri, një person i lidhur me Milanin dhe që ka bërë mirë në këtë klub. Megjithatë, ne ndjekim një model inovativ, të paktën për Italinë.

Në këtë organizim, kishim përshtypjen që Maldini nuk ndihej rehat dhe kur dikush nuk ndjehet rehat, është mirë të ndahesh.

IBRAHIMOVIC – “Ai mbetet një mik, një person të cilit i detyrohemi shumë. Në momentet më të vështira tonat, Ibrahimovic na ka lejuar të bëjmë një përparim. Nëse ai vjen me ide, do të jemi të parët që do ta dëgjojmë.” – u shpreh presidenti i Milanit. /oversport.tv