Ditën e sotme është zhvilluar sfida Casertana-Vitterbese e mbyllur me rezultatin 0-3, e vlefshme për Serie C në Itali. Kjo ndeshje kishte të veçantë pasi skuadra vendase zbriti në fushë me 9 lojtarë nga 11 që është numri I lojtarëve në një ndeshje futbolli.

Casertana kishte 15 lojtarë të infektuar me Covid-19, por në fund ndeshja është luajtur normalisht. Në fund të sfidës, presidenti i Caseranas, Giuseppe D’Agostino ka shpërthyer duke akuzuar skuadrën kundërshtare, por edhe Federatën.

“Presidenti i Viterbese me telefoi në orën 14:30 duke më thënë që nuk mund ta shtynim ndeshjen. Më foli për shpenzimet e tij dhe nuk donte t’I rrezikonte. Është një çështje parash tani. Këtu flitet për shëndetin e njerëzve pasi ne kemi 15 të infektuar nga 28 lojtarë.

Kur stabilizohet situata? Kur të gjithë të qendrojnë në karantinë të të shërohen totalisht. Ata deshën që të luanim e për këtë më vjen turp”, u shpreh D’Agostino./newsport/