Momente te mira per sulmuesin shkodran Belajdi Pusi. Diten e djeshme ai ka shenuar serish per skuadren e tij Turan Tovuz, ne ndeshjen e rradhes te vlefshme per kampionatin azerbajxhanas.
Ka qene minuta e 59-te e ndeshjes kur ai ka marre nje top nga e djathta, eshte futur ne zone dhe ka gjuajtur tokazi duke e derguar topin ne rrjete, Ky ka qene goli i dyte per ekipin e tij por qe nuk i ka mjaftuar sepse kundeshtari Gabala ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit duke barazuar ndeshjen ne 2-2.
Per Pusin i djeshimi ka qene goli i trete ne kete kampionat te Superliges azerbajxhanase ne gjashte ndeshje ku ka luajtur.
Interesant eshte fakti se ne tre prej tyre ndeshje 25 vjeçari eshte futur si zevendesues, ndersa ne tre te tjera ka luajtur si titullar dhe per koinçidence, ne te tre ato ka arritur te shenoje gola.
Ky eshte nje tregues shume pozitiv qe stafi teknik duhet t’i besoje me shume sepse Belajdi Pusi e ka nuhatjen para portes kundershtare dhe me siguri qe golat e tij nuk do te mungojne edhe ne ndeshjet e ardhshme.
Gjergj KOLA