Mesfushori Arval Maliqi ka lene Vllaznine dhe prej disa ditesh eshte bashkuar me nje skuader tjeter te Superliges. Behet fjale per ekipin e Kukesit.
19-vjeçari qe u shpall kampion me Vllaznia U21 sezonin e kaluar, teksa shihet si një alternativë me vlerë për Stavri Nicën. Mesfushori prej ditësh ka nisur stërvitjen me skuadrën verilindorë, ndërsa filimisht do të debutojë me ekipin U-21, më pas do të kalojë në ekipin e parë.
Drejtuesit e Kukësit në këtë mënyrë konfirmojnë se këtë sezon do të mbështeten te lojtarët e rinj në moshë, të cilëve do t’u jepet hapësira për të treguar talentin e tyre.
Maliqi shton forcat kështu në mesfushë dhe pritet që të kthehet menjëherë në protagonist në formacionin e Nicës. Kujtojme qe ky lojtar ka qene prej vitesh rregullisht pjese e ekipeve kombetare te moshave.