Real Madridi ka fituar një ndeshje shumë të vështirë ndaj Real Sociedadit me rezultat 2-1.

Los Blancos triumfuan me rikthim pasi në pjesën e parë panë vetën në disavantazh 0-1, derisa Federico Valverde dhe Joselu realizuan dy golat për madrilenët.

Carlo Ancelotti ka qenë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij dhe me tre pikët e marra nga ky duel.

Megjithatë trajneri italian ka lavdëruar dy futbollistët spanjoll sulmuesin Joselu dhe mbrojtësin Frann Garcia.

“Fran Garcia ishte i mirë? E vërteta është se ai vuajti pak sepse Kubo ishte i rrezikshëm, por Fran dha dy asistime dhe ne e fituam ndeshjen falë tij”, tha Ancelotti.

Joselu? Më pëlqen shumë Joselu, pasi ai është një garanci. Ai është shumë i rëndësishëm sepse është i vetmi me cilësitë e tij në sulm. Na ka munguar dikush si ai sezonet e kaluara”, deklaroi Ancelotti.

Mbrojtësi i majtë, Fran Garcia u zgjedh lojtari më i mirë i ndeshjes për dy asistimet e tij në fitore, ndërsa Joselu shënoi një gol të rëndësishëm në pjesën e dytë. /Telegrafi/