Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Kukësit në transfertë. Bardheblutë e nisën keq ndeshje duke pësuar gol, por më pas reaguan duke përmbysur ndeshjen.
Në minutat e fundit, Ibraimi shënoi një supergol nga faulli duke bërë që kjo sfidë të mbyllej në barazim.
Në fund të takimit për mediat, foli edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili I cili u shpreh se skuadra e tij tashmë është e dorëzuar për titullin kampion.
“Ky ishte fati, loja mbaroi. Kishim shumë shpresë që të vazhdonim të ecnim përpara drejt titullit kampion. Mendoj se jemi shumë larg për të arritur titullin. Ky ishte kismeti ynë, loja mbaroi dhe nuk kemi çfarë themi.
Shpresonim të ecnim përpara. Kjo ishte ndeshja që duhej fituar. Them se skuadra e fitoi, por ishte një gabim i rëndë që pësuam gol dhe përfundoi gjithçka”./vipsport/