Edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, beson se çmimet e futbollistëve do të bien.

100 milionë, 200 milionë, madje ka shkuar deri në 222 milionë blerja e një futbollisti, ku çmime marramendëse janë parë gjatë viteve të fundit në tregun e futbollit.

Megjithatë, të shumtë janë ata që mendojnë se për shkak të krizës që do të shkaktojë pandemia e Koronavirusit, do të bien edhe çmimet e futbollistëve.

Kështu mendon edhe numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin. “Është e mundshme që çmimet në merkato të futbollit të bien”, tha kreu i UEFA-s për “The Guardian”.