Ne sezonin qe sapo ka perfunduar i shkoi shume prane arritjes se objektivit, ngjitjes ne kategorine e pare, por ne fund, edhe per shume arsye, nuk ia dolen. Megjithate tek Veleçiku duket se projekti do te vazhdoje edhe ne sezonin e ri.
Madje duket me te njejtin staf. Kjo do te thote se presidenti i klubit, njekohesisht kryebashkiaku i Koplikut Tonin Marinaj, ka vendosur t’ia besoj serish pankinen trajnerit shkodran Haris Lika.
Ne Koplik duket se te gjithe jane te kenaqur me punen dhe perkushtimin e ketij trajneri dhe e stafit te tij, prandaj dhe duan te vazhdojne t’i besojne edhe per sezonin e ardhshem.
Tek Veleçiku eshte krijuar nje grup lojtaresh shume i mire, ku baza jane disa lojtare me shume pervoje, por atyre u jane bashkuar edhe lojtare te rinj te cilet po tregojne vlera dhe per kete arsye, ne sezonin e ri pritet qe skuadra te jete me e forte dhe me me shume pretendime.
Trajneri Lika kuptohet qe do te synoje te ofroje edhe futbolliste te tjere ne menyre qe te plotesohet edhe me shume grupi sepse sezoni i ri pritet te kete shume rivalitet dhe prandaj duhet nje skuader solide./SHKODRA-SPORT.COM/