Sezonin e fundit e ka mbyllur në vendin e pestë të renditjes. Ekipi i parë i futbollit të femrave në Shqipëri- “Juban Danja”, ka bërë një paraqitje përgjithësisht të mirë, duke pasë parasysh elementin e ri që dominon në rradhët e tij.
Presidenti Ferdinand Jaku shprehet i kënaqur me arritjen e këtij sezoni, vendin e pestë dhe premton se për sezonin e ri objektivat do të jenë më ambicioze.
Megjithatë, për të, kënaqësia më e madhe është që 6-7 vajza të ekipit janë pjesë e ekipeve kombëtare dhe padyshim që kjo është një arritje e madhe për “Juban Danjen”. Ja intervista e plotë me të:
– Si e konsideron vendin e peste që ka arritur “Juban Danja” ne kampionatin e fundit”, pozitiv apo prisje me teper nga skuadra?
– Duke ju falenderuar per mbeshtetjen e vazhdueshme, shprehim mirenjohjen tone per promovimin e futbollit te femrave dhe kryesisht te ekipit Juban Danja. Per sa i perket renditjes se ekipit tone kete sezon, une jam i kenaqur pasi jemi brenda objektivave qe kemi patur “vendi i katert apo i peste”, megjithese me pak fat ne jemi ne vendin e peste
– Çfare te veçante ka patur ky sezon?
– Ky sezon me gjithe sakrificat e vazhdueshme per te rritur numrin e vajzave ne edukimin sportiv ne futboll, ka te veçanten e numrit te vajzave deputuese ne ekipin e pare dhe rritjen e numrit te vajzave qe kane mesuar te luajne futboll, e dashurojne futbollin. Madje, kemi dhe nga komunitetit rom dhe egjiptian, te cilat jane rreth 16 vajza te moshave nga 10-11 dhe 13-14 vjeçare.
– Disa vajza te ekipit tuaj jane grumbulluar ne ekipet kombetare te moshave. Nje arritje pozitive kjo per “Juban Danjen”?
– Normalisht vleresimi i nje ekipi behet dhe nepermjet numrit te vajzave futbolliste qe marrin pjese ne kombetaren Shqiptare te futbollit te femrave, sipas moshave. Federata Shqiptaree Futbollit per te nxitur keto vajza dhe per t’iu dhene kenaqesine sa me shume vajzave ka organizuar kombetaren U-17, U-19 dhe kombetaren A. “Juban Danja” tashme ka 3 lojtare tek kombetarja U17, dy tek U 19 dhe here pas here 1 apo 2 tek kombetarja e te rritunrave. Mendoj se ky eshte nje sukses, kenaqesi per keto vajza, prinderit e tyre, por edhe garanci e vazhdimesise dhe krenari per te gjithe ne.
– Cili do te jete synimi per sezonin e ri?
– Çdo fillim sezoni kemi deshira, endrra, por objektivat duhet te jene sa me reale sipas mundesive financiare qe eshte baza per te realizuar objektivat ose per te pretenduar ndertimi e nje ekip te denje per te konkuruar dhe renditur ne vendin e pare apo te dyte, Megjithate ne po vazhdojme te punojme me vajzat e moshave, fale punes se mire te trajnereve Loreta Jaku. Paula Jaku dhe Gjon Ndreka dhe do pretendojme te renditemi ne vendin e dyte apo te trete ne fund te kampionatit.
© shkodrasport.com