Vllaznia e tij e ka nisur mbare kampionatin e ri. Ka fituar 5-3 ne nje fushe te veshtire si ajo e Laçit ku kuqeblute kishin plot 7 vjet pa u gezuar dhe kjo gje e ka entuziasmuar pa mase presidentin e saj Alban Xhaferi.
Permes pak fjaleve ne nje status te shperndare ne rrjetet sociale, ai shpreh gjithçka kur shkruan: “Goleade, spektakel, fitore, fillim i mbare”.
Kuptohet qe eshte nje fillim i mbare sepse Vllaznia ka fituar ndaj nje kundershtari direkt siç eshte Laçi. Por nga ana tjeter, rralle ndodh qe nje ekip te fitoje ne transferte me 5 gola te shenuar.
Kete e bere sot Vllaznia dhe njeriu qe e ka ndertuar kete skuader eshte i kenaqur. Blerjet e bera po rezultojne te goditura, megjithate eshte vetem fillimi.
Beteja shume me te veshtira kane per ta shoqeruar Vllaznine nga java ne jave dhe Xhaferi e di mire kete gje, prandaj dhe po mundohet te qendroje me kembe ne toke.