Një fitore me shumë vlerë ajo e Vllaznisë pasditen e sotme në Fier ndaj Apolonisë vendase me rezultatin 3-1. Me këtë fitore ajo është ngjitur në kuotën e 26 pikëve duke kaluar tashmë në vendin e gjashtë në renditje.Pjesa e parë e ndeshjes në Fier ka qenë shumë e dobët për shkodranët. Ata gjatë 44 minutave të saj nuk kanë shkuar asnjëherë në portën e Apolonisë dhe vetëm një minutë përpara përfundimit të kësaj pjese, Hajdari vepron bukur në hyrje të zonë, gjuan me të djathtë por topi ndalet në shtyllën e djathtë pingule. Pjesa e parë kësisoj mbyllet në barazim 0-0. Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Bushati bën një ndryshim, largon sulmuesin Gjini dhe fut në vend të tij kosovarin Rexha që i jep tjetër grintë lojës. Rrezikon Rexha, rrezikon Hajdari por goli vonon të dalë në dritë. Në favor të Vllaznisë është edhe mbetja e Apolonisë me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq që në minutën e 56-të e njërit prejt futbollistëve të saj. Në minutën e 69-të Shtubina ka arritur të futet në zonë dhe topi përplaset sërish në shtyllë. Duket se Vllaznia është e pafat megjithatë nuk do jetë kështu.Në minutën e 70-të Hajdari gjuan fluturimthi nga jashtë zone dhe topi përfundon në rrjetë. Duket se ndeshja do mbyllet këtu dhe në fakt mendohet të ketë edhe gola të tjerë të kuqebluve por është Semina ai që pengon në mënyrë të parregullt brenda zone Ribajn dhe gjyqtari jep 11-metërsh. Nga pika e bardhë Ribaj është i saktë dhe shënon duke barazuar rezultatin. Në kampin shkodran ka frikë për një barazim të mundshëm por nuk do të ndodhë kështu. Rexha pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës fierake në minutën e 82-të dhe Smajli është i saktë duke kaluar sërish në avantazh skuadrën e tij. Ne minuten e 93-te do jete rradha e Rexhes per te shenuar edhe golin e trete qe vulose rezultatin perfundimtar te kesaj ndeshje, 3-1 ne favor te Vllaznise.

www.shkodrasport.com