Takimi ndërmjet Korabit dhe Veleçikut i luajtur pasditen e sotme në Peshkopi është mbyllur në barazim 1-1. Ai ka nisur mirë për vendasit pasi e kanë kërkuar golin që në fillim me anë të Brahasanit dhe të Toskës por pa rezultat. Edhe miqtë nga Kopliku, ndonëse me shumë mungesa, kanë tentuar t’i afrohen portës vendase, por nuk kanë mundur dhe fraksioni i së parës është mbyllur me rrjeta të pa prekura. Ndërsa në pjesën e dytë, janë përsëri vendasit që e kërkojnë golin me ngulm dhe ai do të vinte në minutën e 52-të me autor B.Laçin që ngre në delir të gjithë tifozët vendas të cilët kishin marrë dhe daullet me vete në stadium në mbështetje të ekipit vendas. Pas golit vendasit kërkojnë me ngulm golin e dytë por nuk e arrijnë dot. Në fakt janë futbollistët e veleçikut që duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes dhe portierit vendas, arrijnë të barazojnë në minutën e 72-të me anë të Fishtës dhe me këtë rezultat mbyllet krejt takimi që më tepër këtij barazimi iu gëzuan futbollistët e Veleçikut pasi vazhdojnë të ruajnë kreun. Ndërsa gjykimi ka qenë tepër korrekt, madje nuk është dhënë asnjë karton nga treshja laçiane. Vlen të përmendim masat e rrepta të marra nga forcat e rendit për mbarëvajtjen sa më normal të këtij takimi si dhe kushtet e mira të ofruara nga drejtuesit e KS Korabit
Korabi- Veleçiku 1-1
Korabi: Bukri, Lleshi (Sefujllai ’68, Kacnia, Laçi, Sinani, Shehu, K.Gjonpalaj, Toska (Ibra 64), Brahasani, Adili (Merdini ’30),A. Gjonpalaj. Trajner:E.Laçi.
Veleçiku: Dorzaj, Fishta, Kukaj, Lami (Peposhi ’52), Miculi, Zymeri, Hila (Isufi ’92), Demiraj, Osmani, Plishta (Manaj 88), Çokaj.Trajner:B.Duli.
Shënues: B. Laçi 52′, Fishta 72′
Gjygjtarë: K.Prenga.E.Çuni.V.Nikolli(Laç)
Nga Peshkopia Fatmir ZHUZHI