Linfield i Irlandes se Veriut do te jete kundershtari i Vllaznise ne ndeshjet e turit te pare te “UEFA Europa Conference League” qe do te zhvillohen ne datat 13 dhe 20 korrik. fillimisht ne Belfast dhe me pas ne Shkoder.
Nje kundershtar me i veshtiri i mundshem nga 5 skuadrat me te cilet mund t’u binte shorti shkodraneve, megjithate ky tashme eshte nje realitet dhe atyre nuk u mbetet gje tjeter veçse te behen gati per keto ndeshje.
Ne lidhje me shortin, ka dhene nje prononcim te shkurter per mediat edhe presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi i cili eshte shprehur: “E vleresojme kundershtarin dhe shpresojme te bejme nje prezantim sa me dinjitoz ndaj tij qe ne ndeshjen e pare qe do te luajme ne Irlanden e Veriut.
Nuk mund te them nese kisha ndonje preference nga grupi i skuadrave me te cilat mund te perballeshim. Ky ishte shorti dhe duhet ta pranojme. Vllaznia eshte aktualisht ne fazen e strukturimit te skuadres.Jemi duke punuar per afrimet ne merkato, qe eshte edhe qellimi final per te qene sa me te gatshem per sezonin e ri”./SHKODRA-SPORT.COM/