Diten e sotme te gjithe tifozet shqiptare jane “sy e veshe” nga Klasikja e Shqipërise mes Vllaznise dhe Tiranes. Nje sfide mjaft e rendesishme dhe qe perkon me titullin kampion ne kampionatin e femrave.

Kjo perballje do te luhet ne “Loro Boriçi” diten e sotme duke nisur qe nga ora 16:00. Shkodranet dhe vazjat bardheblu do te diskutojne mes tyre edhe ngritjen e trofeut te titullit kampion.

Aktualisht Vllaznia udheheq me 51 pike kundrejt 48 te Tiranes teksa ne kete duel vendasve u duhet edhe 1 pike per tu kurorzuar edhe kampione te kampionatit. Nderkohe qe vajzat bardheblu te shpallen kampione do te duhet te mposhtin 4-0 skuadren shkodrane pasi perballja e pare mes tyre ka perfunduar ne favorin e ekipit kuqeblu.

Diçka e tille veshtire te ndodhe ndaj ne Shkoder e konsiderojne diten e sotme nje dite feste ndersa do te ngrinin keshtu titullin e 10-te ne histori.

Kete takim historik per vajzat Shkodrane dhe ato te Tiranes do e gjykoj nje trup gjyqtaresh nga Durresi e kryesuar nga Mirela Cemeri e cila do ket ndihmese te saj Koleta Prenga dhe Ediena Kapxhiu arbiter i katert do te jete Memet Koçi. Delegat i Federates Shqipetare te futbollit eshte caktuar Endi Hyka nga Tirana.
Fatos LAMAJ