Vllaznia U17 luajti pasditen e sotme ndeshjen finale te kampionatit ndaj Shenkollit, te cilen e fitoi me rezultatin e thelle 5-0 fale nje dominimi absolut, sidomos ne pjesen e dyte te ndeshjes.

Por nderkohe ne kete ndeshje ka qene i pranishem edhe presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi. Ai kishte udhetuar enkas nga Shkodra per ne Kamez ku u zhvillu kjo ndeshje per te qene prane 17 vjeçareve te klubit te tij.

Presidenti Alban Xhaferi ka dhene mbështetjen dhe inkurajimin e tij nga tribuna e stadiumit për 17-vjeçarët e Vllaznisë dhe ne fund te ndeshjes ka zbritur ne fushe per te gezuar bashke e ta.

Kuptohet qe edhe ai vete eshte pare i emocionuar nga nje tjeter sukses i futbollisteve kuqeblu. Brenda 4 ditesh Vllaznia ben “prone” te saj dy trofe dhe javen e ardhshme pritet edhe nje i trete sepse Vllaznia U17 ndodhet edhe ne finalen e Kupes dhe premton fitoren edhe te tij.
Maringlen ZHIVANI