Vllaznia ka nisur punen per sezonin e ri dhe padyshim qe jane shume enigma te cilat presin te marrin pergjigje. Shume prej tyre ne fakt mendohet qe te kene nje te tille mbremjen e sotme nga vete numri 1 i klubit.

Kjo pasi nga sa behet e ditur, presidenti Alban Xhaferi do te jete i ftuar ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa duke filluar nga ora 21.00 ku do te flase per shume gjera.

Natyrisht me interes per t’u degjuar prej tij eshte çeshtja e merkatos, lojtaret qe do te afrohen dhe do te largohen nga skuadra, Kupat e Europes dhe shume gjana te tjera.

Po ashtu nga pergjigjet e tij mund te marrin pergjigje edhe shume dilema te tifozeve dhe jo vetem. Çeshtja e drejtorit sportiv, ndryshimet te Akademia apo dhe detaje te tjera mund te prodhojne shume lajme per mediat dhe padyshim qe “Shkodra Sport” do t’i pasqyroje ato.