Partizani fitoi 1-0 me Laçin për javën e dytë të Superligës.

Një penallti e kthyer në gol nga Skuka ka bërë që Demat të dalin me tri pikë, duke marrë kreun e Superligës.

Para ndeshjes, drejtori i Partizanit, Elton Marini u shpreh se janë në negociata me një mbrojtës, për të mbyllur merkaton.

Me datën që shënon 31 gusht, duket se sot do jetë dita vendimtare pasi mbyllet merkato.

Marcelino Preka është i përzgjedhuri i të kuqve, me 19 vjeçarin shkodran që aktualisht është pjesë e Bylis.

Afro 60 mijë euro pritet të paguajë Partizani për lojtarin e Kombëtares U-21.